MARINA ORIKUM: ARKITEKTURA SI LUNDRIM

brigjet e Rivierës Shqiptare po merr formë një vizion arkitekturor që pritet të ripërcaktojë mënyrën se si konceptohet jetesa bregdetare. Marina Orikum, e projektuar nga arkitekti i mirënjohur austriak Chris Precht, nuk është thjesht një marinë moderne, por një destinacion i ndërtuar mbi dialogun mes arkitekturës, peizazhit dhe detit.

I vendosur në Gjirin e Dukatit, mes relievit dramatik të maleve dhe ujërave të kristalta që kryqëzojnë Adriatikun dhe Jonin, projekti synon ta shndërrojë Orikumin në një qendër ndërkombëtare të turizmit elitar, duke integruar marinën më të madhe të jahteve në rajon, rezidenca luksoze, hotele me pesë yje, Yacht Club dhe hapësira publike që funksionojnë gjatë gjithë vitit.

 

Filozofia e Chris Precht buron nga bindja se arkitektura duhet të duket sikur është formësuar nga vetë natyra. Volumet organike të ndërtesave evokojnë lëvizjen e erës mbi vela dhe valëve mbi breg, ndërsa tarracat panoramike krijojnë ndjesinë e qëndrimit në harkun e një veliere. Kjo qasje skulpturore krijon një siluetë ikonike që ndryshon vazhdimisht sipas këndvështrimit, duke e bërë arkitekturën të përjetohet si një element në lëvizje.

Një nga aspektet më të veçanta të projektit është organizimi hapësinor, i frymëzuar nga kompleksiteti tridimensional i shkëmbinjve koralorë. Pa limituar natyrën në mënyrë të drejtpërdrejtë, Marina Orikum ndërton në bregdet një ekosistem urban me ritëm, shumëllojshmëri dhe mikrohapësira që favorizojnë jetën sociale, ndërveprimin dhe përvojën njerëzore.

 

Projekti mbështetet mbi parimet e arkitekturës së qëndrueshme, përmes përdorimit të elementeve parafabrikat, materialeve me performancë të lartë termike, ndriçimit natyror dhe ballkoneve të gjelbëruara që zgjerojnë kufirin mes ambientit të brendshëm dhe peizazhit. Fasadat me tonalitete natyrore ndërthuren harmonikisht me kodrat përreth, duke respektuar identitetin e peizazhit mesdhetar.

Marina Orikum nuk është thjesht një investim i ri në bregdetin shqiptar, por shprehja e një vizioni arkitekturor që mungonte deri më sot. Riviera shqiptare nuk ka njohur më parë një projekt që ndërthur në këtë shkallë arkitekturën skulpturore, peizazhin natyror, luksin bashkëkohor dhe parimet e qëndrueshmërisë. Me gjuhën e veçantë formale dhe konceptin e frymëzuar nga dinamika e detit, Marina Orikum vendos një standard të ri për destinacionet mesdhetare dhe e pozicionon Shqipërinë në hartën e arkitekturës bashkëkohore ndërkombëtare.

 

Në themel të këtij vizioni qëndron angazhimi i Concord Group, i cili, përmes zgjedhjes së arkitekturës me identitet dhe projekteve me perspektivë afatgjatë, dëshmon edhe një herë qasjen e palëkundur të orientuar drejt inovacionit, cilësisë dhe krijimit të referencave të reja për zhvillimin e bregdetit shqiptar.