Ceremonia, e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, u zhvillua në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë dhe mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve, industrisë së turizmit, kulturës dhe biznesit.
TEA Awards është krijuar për të vlerësuar bashkitë, eventet dhe sipërmarrjet që kanë kontribuar në promovimin e Shqipërisë përmes platformës digjitale TEA (Tourism Events of Albania), një iniciativë moderne që mat interesin dhe angazhimin e vizitorëve vendas dhe ndërkombëtarë.